8 ëndrrat erotike tipike, që shohin femrat dhe meshkujt

Ju mund ta mohoni sa të doni, por nuk do të jeni të besueshëm. Sepse të gjithë, shohin ëndrra erotike dhe shumë, kanë disa të tilla që u përsëriten më shpesh. Dhe nuk ka asgjë të keqe mesa duket.
Pasi një studim i përbashkët i kryer nga Universiteti i Amsterdamit dhe ai i Groningenit, ka treguar se ëndrra të tilla, janë në fakt përkthim i fantazive që ne ushqejmë gjatë ditës rreth aktit intim, duke dëshiruar persona të ndryshëm dhe madje, imagjinuar tek bëjmë dashuri me ta.
Për të shtuar më tej, se përkthimi i fantazive të tilla në ëndrra, rrit në të vërtetë edhe aftësinë e të menduarit analitik të atyre që i ushqejnë ato brenda vetes.
Ndërkaq, një studim kanadez i kohëve të fundit, ka vlerësuar se janë rreth 8% e njerëzve që shohin ëndrra erotike çdo natë, dhe në gjysmën e rasteve, madje arrijnë deri në orgazmë.
Ëndrrat tipike të meshkujve:
1. Bëjnë dashuri me partneren, ose me një -ish
2. Kryejnë marrëdhënie intime me shumë gra
3. Kryejnë marrëdhënie intime orale
4. Provojnë pozicione të reja në shtrat.
Ëndrrat tipike të femrave:
1.Bëjnë dashuri me partnerin, ose me një -ish
2. Kryejnë marrëdhënie me partnerë të ndryshëm
3.Kryejnë marrëdhënie intime orale
4. Ndjehen të papërmbajtura ndaj meshkujve.