Seksi nuk është vetëm kënaqësi apo dëfrim, por ju jep edhe shëndet. Dashuria ndihmon te streset dhe depresionet, rrudhat, jastëkët e dhjamit dhe i eliminon ato.
Marrëdhënia me plot afsh e kursen vajtjen në studion për zbukurim, kurse në anën tjetër i zvogëlon edhe vizitat tek mjeku. Ekzistojnë njëzet (20) arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë në bukurinë dhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve
1 - Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të tajiturit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të estrogjenit.
2 - Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.
3 - Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, d.m.th të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.
4 - Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale tajohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.
5 - Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.
6 - Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t'ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.
7 - Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.
8 - Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhembjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.
9 - Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe bigorri (guralecët) e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme ndikojnë për të mirë në seks, d.m.th. e stimulojnë atë.
10 - Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikikisht më stabilë dhe më të kujdesshëm.
11 - Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngrejtur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t'i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.
12 - A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni? Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.
13 - Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t'ju dhembë lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t'i përjetoni.
14 - Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t'jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.
15 - Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.
16 - Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s'do t'ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.
17 - Sportistët e dinë tashmë edhe atë që një kohë të gjatë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.
18 - Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt dhe më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.
19 - Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?! Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregulltë, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.
20 - Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashënjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).
Pas kaq shumë provash del vetëm një konstatim, e nëse e dëshirojmë këtë, në mënyrë që të jemi sa më të shëndoshë, zgjidhjen për këtë duhet ta kërkojmë në lojërat e zjarrta të seksit dhe të dashurisë në shtrat.
Prandaj, një këshillë për fund, të cilën duhet ta mbani mirë në mend dhe duhet t'i përmbaheni kësaj rreptësisht:
1. - Çifti që është i dashuruar dhe bën seks me shumë afsh do të ketë shumë më pak vështirësi në jetë. Seksi i shëron edhe shumë sëmundje, bile edhe të padëshirueshme në dukje.
2. - Çifti apo çiftet që e dashurojnë njëri-tjetrin janë të lumtur në jetë dhe në dashuri dhe gjithnjë duken të qeshur dhe të lumtur. Dashuria e zjarrtë është hapësira më e mirë në mes të rraskapitjes, zemërimit dhe grindjes.
3. - Depresioni? Për këtë sëmundje ju nevojitet ilaçi i dashurisë dhe i seksit të vërtetë!