The last command Ferguson: Do not call me "Chief"!





Aleks Ferguson u ka kërkuar të gjithë lojtarëve të Mançester Junajtid se që nga dita e djeshme duhet të mos e thërrasin më “Shefi”, siç ishin mësuar zakonisht në vitet e drejtimit të tij të “djajve të kuq”. Skocezi, me humor, u ka bërë të qartë futbollistëve se tani mund t’i hapnin rrugë fantazisë dhe ta thërrisnin me të gjitha epitetet që i kishin vënë pas shpine në gjithë këto vite.
“Më keni shërbyer të gjithë në mënyrë fantastike. Kemi arritur bashkë disa gjëra fantastike”, ishte fjalimi i Ferguson para skuadrës. “Nëse të gjitha gjërat që kemi arritur bashkë kanë ndonjë domethënie për ju, atëherë duhet të bëni edhe një gjë të fundit që ju kërkoj. Pasi të largohem dhe të takohemi përsëri, nuk dua të dëgjoj që të më thirrni më “Shefi”. Mu drejtoni në cilëndo mënyrë përveç asaj. Mund edhe të më drejtoheni me ata emrat që më keni vënë pas shpine në gjithë këto vite, mjafton të mos më thirrni “Shefi””, ishte urdhri fundit i Ferguson për lojtarët e Mançester Junajtid.
“Ju do të keni një shef të ri dhe ai është i vetmi person të cilit duhet t’i drejtoheni në atë mënyrë”, ishte shpjegimi i Ferguson, duke bërë të qartë se nuk dëshiron që hija e tij të ndikojë mbi punën e Devid Mojes që do të marrë drejtimin  skuadrës.
Sipas burimeve brenda klubit, ky fjalim i Ferguson u ka shërbyer lojtarëve për të kuptuar se trajneri do të largohej, konfirmim që ka ardhur një ditë më vonë kur Ferguson deklaroi publikisht lamtumirën.
Trajneri skocez i dha fund dje karrierës së tij pas ndeshjes së 1500-të në drejtimin e “djajve të kuq”