Edhe pse gjatësia e fundit shkurtohet, paragjykimet për moralin e gruas e cila e ka veshur atë, rriten.

Edhe pse gjatësia e fundit shkurtohet, paragjykimet për moralin e gruas e cila e ka veshur atë, rriten. Kështu që fundet nën gjunjë kanë të bëjnë me konservativet, ndërsa ato mbi gjunjë për provokatoret.
Sado që të përparojmë si shoqëri, për karakterin e gruas akoma gjykohet sipas gjatësisë së fundit të saj, thekson studentja e dizajnit pranë Universitetit të Vankuverit, Rosea Lake. Ajo mendimin e saj e paraqiti me një fotografi interesante të cilën e quajti “Paragjykimet” dhe e publikoi në profilin e saj në Tumblr, shkruan Daily Mail.
Në fotografi janë paraqitur këmbët e femrës të shënuara në 10 pika të gjatësisë së fundit sipas së cilave gjykohet për karakterin e saj. Shenja e cila ndodhet në fund ka të bëjë me tipin “gjyshe”, ajo që është nën gjunjë “konservative” apo “demode”. Fundet të cilat kanë gjatësinë deri në gjunjë i veshin ”të ndershmet”, e ashtu siç shkurtohet gjatësia e fundit, rriten paragjykimet për moralin e saj. Domethënë se nëse fundi është mbi gjunjë njerëzit do ta përjetojnë si “provokatore”, të “guximshme” apo për atë që mban më të shkurtin, e paragjykojnë si “të lehtë”.
-Për fat të keq njerëzit pavetëdijshëm u përmbahen këtyre kritereve dhe ideja ime ishte që ti nxjerr në pah këto paragjykime- thotë Rosea Lake.