Ja si arrihet më shpejt kulmi i kënaqësisë në shtrat

fo

Dëshironi që kjo natë të jete e paharruar në shtrat? Duhet vetëm te zbatoni këshillat tona.
Dëshironi që kjo natë të jete e paharruar në shtrat? Duhet vetëm te zbatoni këshillat tona.
Lëvizni
Në një studim, në të cilin kanë marrë pjesë femrat e moshës nga 45 deri në 55 vjeç, është zbuluar që kënaqësia seksuale është e lidhur me ushtrimet. Ato të cilat më pak kanë bërë ushtrime kanë shfaqur më pak dëshirë për seks, ndërkaq ato të cilat kanë ushtruar më shpesh, kanë pasur dëshirë më të madhe.
Lexoni literaturë erotike
Literatura erotike shpejt nxit dëshirën për seks, konstatojnë seksologët. Nëse nuk keni kohë të blini libra (edhe pse aktualisht gjasat janë ideale për t’i blerë ato) hapeni internetin, lexoni dhe kënaquni me “materialet” seksi.
Bëni masazh vetes
Prekja e lëkurës me lëkurë nxit prodhimin e oksitocinës, të ashtuquajturin hormon i lidhshmërisë, i cili është shumë i afërt me aktivitetet seksuale. Sa hap e mbyll sytë, dëshirën do t’jua zgjojë masazhi, andaj mos hezitoni – lejoni profesionistët që t’ju bëjnë masazh me duart e tyre të shkathëta.
Vishni ndërresa seksi
Vishni sutjena dhe mbathje seksi, vini një rrip dhe mbathni këpucë me taka të larta. Në vetëm pak minuta do të ndiheni si një perëndeshë seksi, dhe kjo ndjenjë do t’ju rindezë zjarrin në dhomë tuaj të gjumit.
Bëni së bashku dush
Zgjohuni në mëngjes dhjetë minuta më herët dhe bashkë bëni dush. Mos bëni seks, por vetëm prekuni dhe le të jetë kjo një uverturë e vogël për aksionin e mbrëmjes. Joshjen vazhdojeni edhe gjatë ditës me ndihmën e porosive dhe fotove seksi nëpërmjet sms-ve.